3.8 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Vaji që u shit prej 3,49 euro u importua për 1,45 euro

Dogana e Kosovës ka reaguar pasi gjatë dy ditëve të fundit disa markete shitën një litër vaj me çmim prej 3 euro e 49 centë.

Nëpërmjet një komunikate për media ky institucion ka bërë të ditur se në periudhën janar-shkurt dhe një pjesë të muajit mars, në vend janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Dogana bën të ditur edhe çmimin e vajrave ushqimore të importuara.

“Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent”.

Dogana për këtë çështje ka analizuar çmimet e të vitit 2021.

“Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli I përpunuar rreth 17.7 milionë litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%. Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Mes tjerash, thuhet se Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Më Shumë

PDK-ja propozon Simir Krasniqin për Kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së degës është...

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Lajmet e Fundit