Dyshohet se detyronte vikamën t’i jepte para, arrestohet i mituri në Prizren

Polica e Kosovës në Prizren ka arrestuar sot një 17 vjeçar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Detyrim”.

Sipas Policisë, i arrestuari është E. V, për të cilin po dyshohet se në periudha të ndryshme ka detyruar viktimën që t’i jap te holla e deri me tani i ka marr rreth 100 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ankuesi është paraqitur ne Stacionin policor Prizren, se në rrugën “Bekim Berisha’’, në Prizren dhe ka raportuar rastin e veprës penale “Detyrimit”, te cilën i dyshuari i mitur ne periudha te ndryshme po e detyron viktime qe ti jap te holla e deri me tani i ka marr rreth 100 euro . Sipas viktimës i dyshuari me 10.032022 rreth orës 15:30,i njëjti i kërkon para pasi qe viktima nuk kishte para e detyron , qe t’i merr Duksin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar në prani te kujdestarit, kurse rasti është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për 24 orë./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit