11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Valon Totaj zgjedhet kryetar i Gjykatës së Apelit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 286-të, të mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtarin Valon Totaj, kryetar të Gjykatës së Apelit.

Totaj në këtë pozitë u zgjodh pasi mori votat e gjashtë anëtarëve të Këshillitraporton “Betimi për Drejtësi”.

Mandati i gjyqtarit Totaj në pozitën e kryetarit të Apelit fillon nga 5 maji 2022 dhe është pesëvjeçar.

Ndryshe, Komisioni Vlerësues ka rekomanduar për votim në Këshill edhe kandidatët Bashkim Hyseni, Zyhdi Haziri, Nehat Idrizi dhe Hashim Qollaku, mirëpo të njëjtit nuk arritën të marrin votat e mjaftushme në Këshill për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Gjyqtarët Hyseni, Qollaku dhe Idrizi morën nga një votë nga anëtarët e Këshillit.

Kandidat për kryetar të Gjykatës së Apelit ka qenë edhe gjyqtari Kreshnik Radoniqi, tani edhe kryesues i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mirëpo i njëjti është tërhequr nga kjo garë, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) për të njëjtin ka konstatuar se zgjedhja eventuale  e tij në pozitën e kryetarit të Apelit duke qenë edhe kryesues i KQZ-së, përbën konflikt të interesit.

Komisioni Vlerësues me përbërje të anëtarëve Vilard Bytyqi,  Avni Mehmeti dhe Fahret Velija, më 4 prill 2022 ka intervistuar kandidatët, Hashim Çollaku, Nehat Idrizi, Zyhdi Haziri, Valon Totaj dhe Bashkim Hyseni, gjyqtarë këta që i kanë hyrë garës për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit, sipas konkursit të shpallur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

KGJK zgjedh gjyqtarin Valon Totajn, kryetar të Gjykatës së Apelit

Raporton: Lavdim MAKSHANA

Prishtinë- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 286-të, të mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtarin Valon Totaj, kryetar të Gjykatës së Apelit.

Totaj në këtë pozitë u zgjodh pasi mori votat e gjashtë anëtarëve të Këshillitraporton “Betimi për Drejtësi”.

Mandati i gjyqtarit Totaj në pozitën e kryetarit të Apelit fillon nga 5 maji 2022 dhe është pesëvjeçar.

Ndryshe, Komisioni Vlerësues ka rekomanduar për votim në Këshill edhe kandidatët Bashkim Hyseni, Zyhdi Haziri, Nehat Idrizi dhe Hashim Qollaku, mirëpo të njëjtit nuk arritën të marrin votat e mjaftushme në Këshill për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Gjyqtarët Hyseni, Qollaku dhe Idrizi morën nga një votë nga anëtarët e Këshillit.

Kandidat për kryetar të Gjykatës së Apelit ka qenë edhe gjyqtari Kreshnik Radoniqi, tani edhe kryesues i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mirëpo i njëjti është tërhequr nga kjo garë, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) për të njëjtin ka konstatuar se zgjedhja eventuale  e tij në pozitën e kryetarit të Apelit duke qenë edhe kryesues i KQZ-së, përbën konflikt të interesit.

Komisioni Vlerësues me përbërje të anëtarëve Vilard Bytyqi,  Avni Mehmeti dhe Fahret Velija, më 4 prill 2022 ka intervistuar kandidatët, Hashim Çollaku, Nehat Idrizi, Zyhdi Haziri, Valon Totaj dhe Bashkim Hyseni, gjyqtarë këta që i kanë hyrë garës për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit, sipas konkursit të shpallur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Gjyqtari Radoniqi, më 14 qershor 2021, ishte emëruar Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidentja Vjosa Osmani.

Ndryshe, që nga gushti i vitit 2021, pozitën e të parit në Gjykatën e Apelit e ka ushtruar Afrim Shala, të cilin KGJK e kishte caktuar ushtrues detyre, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj gjykate.

Kjo pasi, ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, i ka përfunduar mandati në fillim të muajit gusht 2021.

Kujtojmë se KGJK më 28 qershor 2021 kishte shpallur konkursin për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Kryetari i sapozgjedhur i Apelit, Valon Totaj, që nga 20 shkurti i vitit 2018 ushtron funksionin e gjykatësit në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit.

Gjatë viteve 2013-2018 ka punuar si gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit