13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Hapet Panairi i Turizmit dhe Sportit në Kosovë

Për të 18-tën herë me radhë, në Kosovë organizohet Panairi i Turizmit dhe Sportit, si një nga eventet më të rëndësishme për Turizëm dhe Sport në vend.

Për dy ditë radhazi, 5 dhe 6 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të gjithë të interesuarit mund të marrin informatat e nevojshme për sportet dhe mundësitë e turizmit që ofrohen në Kosovë.

Në ceremoninë hapëse e cila nisë nga ora 11:00 i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pastaj ministra, i Kulturës, Hajrullah Ceku, e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Pama.

Ky panair, siç tregojnë organizatorët, mbledhë në Prishtinë tash e 18 vite akterët kryesorë të turizmit nga katër vendet e Ballkanit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi.

“Këtë vit po ashtu kemi oferta nga Greqia, Turqia dhe një prezantim gruporë të bizneseve nga regjioni i Puglias së Italisë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve CEO – Congress & Event Organization.

“Panairit të Turizmit para 4 viteve i kemi shtuar edhe sektorin e sportit, ngaqë sporti po ashtu në vete është edhe turizëm, ku një pjesë e madhe e kompanive turistike vendore janë rritur falë rritjes së aktiviteteve sportive në vend”, thuhet më tej në kumtesë.

“Gjithashtu edhe Turizmi malor vitet e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme dhe një impakt mjaft të madh në zhvillimin e turizmit rural. Ky lloj turizmi është duke kontribuar në futjen e Kosovës në itinerarin e guidave ndërkombëtare malore, duke ndihmuar kështu ardhjen e grupeve të turistëve ndërkombëtarë gjatë gjithë vitit”.

Një nga aktivitete e kësaj dite është lëshimi me lirat nga çatia e Pallatit të Rinisë i cili do të organizohet nga Klubi Alpin Prishtina.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Lajmet e Fundit