9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Vardy vazhdon kontratën me Leicesterin

Sulmuesi Jamie Vardy e ka vazhduar kontratën me Leicester Cityn deri në vitin 2024.

35-vjeçari e shënoi 10-të vjetorin në klub në muajin maj, me statistika prej 133 golave në Premier League në 272 ndeshje të luajtura.

Vardy realizoi 24 gola në sezonin 2015-16, kur Leicester City e fitoi titullin në Premier League.

Sulmuesi anglez e ka të fituar edhe Kupën FA. Ai pati paraqitje edhe në Ligën e Kampionëve.

Leicester Cityt i ishte bashkuar në vitin 2012 nga skuadra e Fleetwoodit. Kontrata e kaluar, Vardyt i skadonte në vitin 2023.

Gjatë këtij afati kalimtar të verës, interesim për të kishte shprehur Manchester Unitedi.

Vardy u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin 2019-20 në Premier League, me 23 gola të realizuar.

Ai ka edhe shtatë gola të shënuar me Anglinë në 26 paraqitje.

Më Shumë

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një i dyshuar ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur në Prizren, ndërsa një i dyshuar tjetër është...

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Lajmet e Fundit