-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Varrosen dy të rinjtë që vdiqën nga aksidenti në Duhël të Suharekës

Iu është dhënë lamtumira e fundit dy të rinjve nga Lipjani që humbën jetën të shtunën në fshatin Duhël, pas një aksidenti me makinë, njofton Klan Kosova.

Varrimi i tyre u bë në varrezat e fshatit Llugaxhi.

I pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte edhe Imri Ahmeti – Kryetari i komunës së Lipjanit, i cili lexoi edhe një telegram ngushëllimi.

“E nderuara familje Retkoceri dhe Tmava

E dashura rini, të dashur qytetar të Llugaxhisë dhe Lipjanit në emër të Komunës së Lipjanit dhe në emër tim ju shprehë ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Leonardit dhe Sahitit.

Lajmi i keq, lajm i kobshëm i datës 16 mars në orët e pasdites na ka pikëlluar thellë të gjithë ne qytetarët e Lipjanit.

Ndarja nga jeta e Leonardit e Sahitit kaq e hershme, e pa pritur është humbje për familjen për rinin e Lipjanit dhe për gjithë komunën tonë.

Leonard e Sahit do të na mungoni përherë.

I lehtë qoftë dheu”.

Më Shumë

Rahoveci me fitore të madhe ndaj Pejës

Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës,...

Rahoveci pret Pejën

Java e 11-të e kampionatit të basketbollit mbyllet sonte me përballjen mes Rahoveci 029 dhe GO+ Peja, raporton PrizrenPress. “Vreshtarët” deri më tani kanë regjistruar...

Lajmet e Fundit