21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Vataj e Muja, diskutojnë për definimin e pronave të Universitetit “Ukshin Hoti”

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të martën, ka vizituar Komunën e Prizrenit, ku është pritur nga kryetari Ramadan Muja, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kujtim Gashi dhe drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, thuhet se në takim është diskutuar kryesisht për definimin e pronave të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, për të cilën gjë Drejtoria e Urbanizmit ka nisur procedurat për hartimin e planit detaj urbanistik. Ata kishin dakordim të plotë që kjo çështje të rregullohet sa më parë.

Vataj fillimisht falënderoi Mujën për mbështetjen permanente të dhënë për Universitetin “Ukshin Hoti” që nga themelimi, ku ka qenë edhe zv/kryesues i Bordit të Përkohshëm Qeverisës, duke dhënë një kontribut të madh.

“Universiteti frekuentohet nga studentë kryesisht të komunave të regjionit të Prizrenit, dhe se jam i interesuar që të mbajë raporte dhe të bashkëpunoj me pushtetet lokale, sidomos rreth lehtësimeve financiare për studentët në transport dhe në aktivitetet kulturore komunale”, citohet të ketë thënë Vataj.

“Pasi që Universiteti i Prizrenit është i vendosur në qytetin e Prizrenit bashkëpunimi me pushtetin lokal në këtë komunë do të jetë permanent”.

“Të gjitha obligimet që i ka Universiteti rreth definimit të pronave në kampusin ekzistues do t’i kryejë duke i ofruar bashkëpunim të plotë Drejtorisë së Urbanizmit”.

“Universiteti është në zgjerim e sipër me programe të reja dhe ndarja e ndonjë parcele përshtatshme në qytet që të jetë në shërbim të Universitetit është e mirëseardhur”.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja theksoi se është fat i mirë që Prizreni është bërë seli e universitetit publik, për të cilën gjë kemi kontribuar të gjithë.

“Eshtë begati që Universiteti i Prizrenit tani ka 10 mijë studentë dhe se nuk do të kursejnë asgjë që Universiteti i Prizrenit të konsolidohet edhe më tutje. Universiteti konitrbuon në përgatitjen e kuadrove të cilët do të jenë në shërbim të zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës”, citohet të ketë thënë Vataj Muja.

Ndërsa drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu theksoi se ai dhe drejtoria e tij do të mbështesin universitetin në çdo aspekt që u kërkohet. Kryeziu bëri të ditur se kanë nis procedurat për bërjen e një Plani detal urbanistik për zonën ku është i vendosur Universiteti “Ukshin Hoti” dhe ftoi stafin përkatës të UPZ-së që të jetë pjesë e çdo faze të hartimit të këtij plani në mënyrë që të definohet gjithçka dhe që të jetë në funksion të zhvillimit të këtij universiteti komfor rregullave përkatëse./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren ofron shërbime të ndryshme në sektorin e ndërtimit. “3D-Fesali” është partneri juaj i besueshëm për çdo projekt ndërtimi. Këto shërbime përfshijnë: Projektim Ndërtim Mbikëqyrje Revidim Demolimi i...

Pas 26 vjetësh zbuluan se nuk kishte vdekur, stërnipi i Isa Boletinit tregon si i shpëtoi ekzekutimit nipi 19 vjeçar

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, foli në detaje rreth historisë së familjes së tij, kryesisht për pasardhësit e kësaj familje. Ai zbuloi në ndër...

Lajmet e Fundit