13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Vazhdojnë bisedimet mes PSG-së e Neymarit për kontratën e re

Paris Saint-Germain dhe Neymar janë duke vazhduar bisedimet për kontratën e re.

Sulmuesi brazilian ka bërë të ditur se ai dëshiron të qëndrojë në Parkun e Princave, mirëpo kanë mbetur ende disa detaje për rinovimin e marrëveshjes.

Sipas asaj që raporton Le10Sport, kampioni i Ligue 1 dëshiron që 29-vjeçari të vazhdojë me pothuajse të njëjtat kushte të kontratës shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Mirëpo, Neymar po kërkon që të ketë rritje page, derisa aty të përfshihen edhe bonuse në rast se e fitojnë Ligën e Kampionëve.

Nuk ka ndonjë rrezik nga Barcelona apo Real Madridi, që lojtari të kalojë në radhët e tyre.

Neymar është i përkushtuar që të mbetet te PSG, derisa po tenton të bind edhe Lionel Messin që t’i bashkohet në Parkun e Princave.

Lojtari brazilian dhe Kylian Mbappe janë dy lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës franceze dhe që të dy pritet që para se të mbyllet ky edicion të rinovojnë kontratat. /Telegrafi/

Më Shumë

Erza Muminoviq e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë Erza Muminoviq ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrot nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon,...

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit