Vazhdojnë sulmet kundër Ronaldos: Edhe shokët e skuadrës e largojnë nga grupi i Whatsapp!

Të gjitha dyert e ‘Old Trafford’ janë duke u mbyllur  përgjithmonë për Cristiano Ronaldo-n pas intervistes së fundit. Sulmuesi portugez tani është shkëputur përfundimisht me mjedisin e Manchester United pas intervistes me Piers Morgan të ‘The Sun’, në të cilën portugezi kritikoi klubin dhe trajnerin Erik Ten Hag.

Ndërsa pritej që klubi të merrte masa, duke përfshirë një gjobë dhe përfundimin e njëanshëm të kontratës, në fakt, Ronaldo është përjashtuar nga grupi WhatsApp i ekipit, një vendim i marrë nga administratorët e grupit Harry Maguire dhe Scott McTominay.

Qëndrimi vendimtar i shokëve të skuadrës duket se i jep fund përvojës së dytë të Ronaldos te Manchester United, e cila filloi në verën e vitit 2021 dhe e destinuar të përfundonte në fund të vitit kalendarik 2022.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit