18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nagavci sërish bën thirrje për zëvendësimin e orëve: Kohëzgjatja e pushimit për fëmijët ka qenë tepër e madhe

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka ftuar që të respektohet kalendari për zëvendësimin e orëve të humbura, gjatë ditëve të shtuna, pasi që kjo është në në interes të nxënësve.

Ajo ka shtuar se pret që nuk do të ketë mungesa në shkollë, duke pootencuar se kohëzgjatja e pushimit për fëmijët ka qenë i madh.

“Është kalendari që duhet të respektohet, është interesi më i mirë i fëmijëve. Humbjet kanë qenë të shumta kështu që orët duhet të zëvendësohen. Jemi në përparësi sepse edhe moti është i mirë kohëzgjatja e pushimit për fëmijët ka qenë tepër i madh kështu që nuk është që kemi fëmijët që janë të stërngarkuar apo të lodhur, e për më tepër janë dy të shtuna në muaj për të cilat është planifikuar zëvendësimi dhe ato vetëm në gjysëmvjetorin e parë”.

“Nëse e shohim në vazhdimësi pjesëmarrja në mësim nga ana e nxënësve ka qenë e madhe prej secilën të shtunave. Unë pres që nuk do të ketë mungesa në shkollë sepse kjo behët për interesin më të mirë të fëmijëve”, tha ajo.

Më Shumë

Sot nis Sunny Hill Festival

Festivali i njohur tashmë në vendin tonë hapë dyert sonte në Bërnicë të poshtme në “Sunny Hill Park”. Emrat e artistëve tashmë janë bërë të...

Moti sot me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.   IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende...

Lajmet e Fundit