8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Vazhdon lirimi i hapësirës publike në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Aksioni i nisur nga dje, po vazhdon edhe sot, me intensitet të shtuar, për lirimin e hapësirës publike, përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës. Ky aksion do të vazhdoj deri në lirimin e plotë të hapësirës publike, jo vetëm në këtë rrugë, për në tërë qytetin, dhe rrjedhimisht po vazhdohet edhe me realizimin e projektit për ndërtimin e kësaj rruge, përkatësisht fazës së dytë të projektit.

Lirimi i hapësirës publike, është mirëpritur nga ana e qytetarëve, ndërsa më e rëndësishmja është se vet shfrytëzuesit janë duke e liruar hapësirën, dhe për këtë mirëkuptim, janë falënderuar nga ana e qeverisë komunale.

Aksioni i lirimit të hapësirës publike në këtë rrugë, po përcillet nga zyrtarët dhe përgjegjësit e drejtorive përkatëse komunale, si dhe nga organet e rendit, dhe në të njëjtën kohë po zhvillohen të gjitha procedurat e nevojshme ligjore gjatë lirimit të hapësirës.

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Kujtohet Komandant Malisheva në 25-vjetorin e rënies

Me një akademi përkujtimore, në Malishevë u shënua 25-vjetori i rënies së dëshmorit Agim Milaim Elshani – Komandant Malisheva. Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen...

Lajmet e Fundit