11.3 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Vdekja e 14 vjeçarit nga Suhareka në aksident trafiku, policia jep detaje

Një 14-vjeçar ka mbetur i vdekur pasditen e së dielës, pas një vetaksidenti në trafik.

Rasti ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Grikoc-Sallagrazhdë të Suharekës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orëshI mituri i cili kishte qenë duke e drejtuar vetë veturën, është rrokullisur me veturë. Si pasojë e vetaksidentit, ai ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Ndërkaq lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri po ashtu i mitur, i cili gjendej në veturë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.

“Fsh. Grikoc – Sallagrazhd, Suharekë 02.01.2022 – 16:20. Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull  kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh./GazetaExpress/

 

Më Shumë

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Pensionohet gjyqtari Hashim Çollaku

Pas një përvoje pune prej njëzetegjashtë (26) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku ka arritur moshën e pensionimit. Kryetari Totaj ka...

Lajmet e Fundit