Vdes 4-vjeçari nga Malisheva, u godit në një aksident trafiku

Një fëmijë 4-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident të ndodhur në fshatin Carrallukë të Malishevës.

Policia ka njoftuar se 4-vjeçari që ishtë në cilësinë e kombësorit nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve.

Ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici.

“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrakallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmije -rreth 4 vjeqar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete. I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë ne vendin e ngjarjes. NJRKRR DRP Gjakove eshët njoftuar lidhur me aksidentin. Për veprime tjera do te njoftoheni me kohe”, thuhet në njoftimin e policisë dërguar mediave.

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Lajmet e Fundit