2.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Vdes aktori Charles Grodin në moshën 86-vjeçare

Charles Grodin, ylli i filmave të tillë si “Beethoven” dhe “The Heartbreak Kid”, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Familja e aktorit e konfirmoi lajmin se ai vdiq të martën më 18 maj, në shtëpinë e tij në Connecticut. Ai vuante nga kanceri i palcës kockore.

Grodin kujtohet për portretizimin e George Newtonit në filmin klasik të viteve ’90, “Beethoven”, ku ai e luante rolin e një babai të dhënë pas punës, familja e së cilit e bindë ta adoptojnë një këlysh.

Në vitin 1978, Grodin e fitoi një shpërblim “Emmy” për punën e jashtëzakonshme në emisionin “Paul Simon Special”, dhe një çmim “American Comedy Award” në kategorinë “Aktori më qesharak në rol dytësor” për performancën e tij të nrekullueshme në filmin e vitit 1993, “Dave”.

Aktori i ndjerë po ashtu e ka shkruar një libër, si dhe ka luajtur në filmin e aktorit dhe regjisorit Warren Beatty, “Heaven Can Wait”. Gjatë karrierës së tij të pasur filmike, Grodin gjithashtu ka luajtur krahas Robert De Niros në komedinë e vitit 1988, “Midnight Run”.

Me t’u bërë i ditur lajmi për vdekjen e aktorit, yje të shumtë të showbizit i pushtuan rrjetet sociale me mesazhe ngushëlluese, në mesin e së cilëve edhe Steve Martin, Patton Oswalt, Billy Eichner, Robert De Niro dhe të tjerë.

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiqën dy gra nga Shqipëria

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes mes një veture dhe një kamioni që transportonte mallra në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën...

PDK-ja nis fushatën nga Prizreni, Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të mërkurën në Prizren hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar...

Lajmet e Fundit