Vdes e reja iraniane që u ‘rrah nga policia e moralit’ për shkak të mosmbajtjes së shamisë

Një vajzë iraniane, 16 vjeçe, ka vdekur pasi dyshohet se u rrah nga policia morale e vendit për shkak të mosmbajtjes së mbulesës së fytyrës.

Vdekja e Armita Geravand vjen pas njëvjetorit të vdekjes së Mahsa Aminit dhe protestave mbarëkombëtare që shkaktoi.

“Fatkeqësisht, ajo hyri në koma për disa kohë pasi pësoi dëmtim të trurit. Ajo vdiq pak minuta më parë”, njoftoi të shtunën agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Geravand ishte shpallur me tru të vdekur pasi ajo ra në koma më 1 tetor, raporton “The Telegraph”, transmeton Klankosova.tv.

Aktivistët kanë pretenduar se Geravand ishte sulmuar sepse ajo nuk kishte veshur hixhab.

Ata kërkuan gjithashtu një hetim të pavarur nga misioni faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara për Iranin, duke përmendur përdorimin e presionit nga teokracia mbi familjet e viktimave dhe historinë e televizionit shtetëror për transmetimin e qindra rrëfimeve të detyruara.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit