11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Vdes një i mitur në Prizren, pas therjes me thikë

Një person i mitur ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, ka njoftuar policia.

“Me datën 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren. /Telegrafi/

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Lajmet e Fundit