Vdes polici që negocioi me sulmuesin në sulmin terrorist në Francë

Autoritetet franceze kanë thënë sot se polici që ka negociuar për pengjet dje në Francë, ka vdekur nga plagët e marra.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb ka thënë përmes një postimi në Twitter se koloneli, Arnaud Beltrame, “ka vdekur për shtetin e tij”.

Tre persona të tjerë kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur nga një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka marrë pengje.

Incidentin e 23 marsit, autoritetet e kanë cilësuar si sulm terrorist.

Sipas tyre, sulmuesi 25 vjeçar është vrarë po ashtu, pasi policia ka arritur në një dyqan, vend në të cilin po mbaheshin pengjet në qytetin Trebes.

“Shteti ynë është përballur me një sulm terrorist”, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron në një adresim televiziv, pas pretendimeve të grupit militant, Shteti Islamik se grupi ka qenë përgjegjës për sulmin.

Agjencitë e lajmeve kanë cituar personelin e sigurisë të kenë identifikuar sulmuesin si Redouane Lakdim, qytetar francez i lindur në Marok dhe e kanë cilësuar si diler të drogës me histori të krimeve të vogla.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit