Zafir Berisha: Nisma në Prizren, po rritet

Është befasuar për të mirë. Thotë se pas zgjedhjeve nacionale dhe lokale të vitit të kaluar, po rriten.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha thotë se ditët e fundit Nismës kanë filluar t’ju bashkohen shumë të rinj.

“Interesimi i të rinjve për t’u bërë pjesë të Nismës në Prizren është i madh”, tregon Berisha për “PrizrenPress”.

Nisma në Prizren, këtë muaj i ka filluar zgjedhjet e brendshme. Deri më tash në disa nëndegë, ka zgjedhur strukturat e reja.

“Në bazë të dinamikës presim që deri ka mesi i muajit prill t’i perfundojmë të gjitha kuvendet zgjedhore nëpër nëndegë, dhe pastaj të mbajmë Kuvendin e Degës”, tregon Berisha.

Sipas tij, Nisma do të jetë partia derteminuese në Kosovë.

“Nisma ka një qasje të mirë që po përqafohet nga qytetarët. Ne edhe në Qeveri, por edhe në Prizren, ku jemi pjesë e Qeverisë së Haskukës, kemi dëshmuar se jemi në shërbim të qytetarëve, prandaj edhe po marrim mbështetje “, shprehet Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit