11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vdes sportisti i madh kroati që u burgos pse festoi fitoren kundër Cërvena Zvezdës

Është interesant se përveç shqiptarët, edhe kroatët janë arrestuar pse kanë festuar kur e kanë gjunjëzuar klubin famëkeq siç është Cërvena Zvezda e Beogradit.

Të gjithë e dijnë edhe rastin e Prishtinës, kur e mposhti në futboll Cërvena Zvezdën në Beograd me 16 tetor të vitit 1983, me rezultat 3:1, mbi 200 shikues u arrestuan me demek kanë provokuar me brohoritje Eho!

Interesant është edhe me ish vaterpolistin kroat, që ka ndërruar jetë sot Hrvoje Kaçiq.

“Na la një tjetër emër i madh sportiv, vdiq në moshën 92-vjeçare doktor Hrvoje Kaçiq, vaterpolist i madh kroat, medalist i argjendtë olimpik në vitin 1956, më vonë diplomat dhe një nga pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në krijimin e shtetit të pavarur kroat.

Ai u lind më 12 janar të vitit 1932 në Dubrovnik, ndërsa karrierën e tij sportive e filloi pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai ishte portier dhe debutoi për ekipin e parë të Jugut në vitin 1950.

Ai fitoi medaljen e argjendtë evropiane në Budapest në vitin 1958 dhe të artën e Lojërave Mesdhetare në Bejrut një vit më vonë”, shkruan mediumi kroat “Veçernj List”.

“Ai ishte një patriot i madh kroat, prandaj shpesh kishte probleme me milicinë e asaj kohe dhe në vitin 1952 u burgos për gëzimin publik të fitores së Dinamos ndaj Crvena Zvezdës, e cila bëri që t’i konfiskohej pasaporta, kështu që nuk mund të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1952 në Helsinki”, shkruan më tej media kroate.

“Në kohën e Lojërave Olimpike në Helsinki isha duke vuajtur dënimin me burg.

Kam kaluar tridhjetë ditë në burg duke ndërtuar bregdetin në Cavtat para hotelit të Ministrisë së Brendshme”, ka deklaruar para një kohe Kaçiq.

“Pas përfundimit të karrierës së tij sportive dhe vaterpolës, Hrvoje Kaçiq ndërtoi karrierën e tij akademike si doktor i së drejtës detare.

Ai u dallua veçanërisht që nga viti 1990, kur u vu menjëherë në shërbim të atdheut të tij në Kroacinë e pavarur, ku ndihmoi shumë me ekspertizën e tij. Mori pjesë në miratimin e Kushtetutës së parë të Republikës së Kroacisë, ishte përfaqësues i pavarur në mbledhjen e parë të Parlamentit kroat të zgjedhur në mënyrë demokratike, kryetar i Komisionit të Parlamentit për Politikë të Jashtme, anëtar i një sërë komisionesh shtetërore, përfaqësonte Kroacinë dhe Drejtoi delegacionet parlamentare në disa tubime ndërkombëtare në fillimet e pavarësisë sonë dhe në vizitat në selinë e Këshillit të Evropës, aleancës së NATO-s, si dhe Organizatës së sotme për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian”, shkruan media kroate.

Më Shumë

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Lajmet e Fundit