Vdes themeluesi i Ikeas

Themeluesi Ikeas, firma suedeze e orendive shtëpiake, Ingvar Kamprad, ka vdekur në moshën 91 vjeçare, bëri me dije kompania.

Kamprad vdiq qetë derisa po flinte në shtëpinë e tij në Småland, në jug të Suedisë, ka thënë Ikea në deklaratën për media, transmeton Koha.net.

Ikea nisi si një dyqan në kopshtin e Kampradit që shiste orë dhe kartolina krishtlindjesh.

Por dyqani u bë i famshëm për dizajnet e thjeshta të orendive, dhe Kamprad si rrjedhojë u bë një prej njerëzve më të pasur në Evropë.

Kamprad jetoi për disa vite në Zvicër, ku u zhvendos në vitet e ’70-ta për t’iu shmangur taksave të larta suedeze.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit