11.2 C
Prizren
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Vdiq fotografi i Che Guevara-s dhe Picasso-s

Rene Burri-Che GuevaraRene Burri, fotografi legjendar, autor i fotografisë së famshme të Che Guevara-s, vdiq në moshën 81 vjeçare në fillim të kësaj jave. Ai do të kujtohet si një nga fotografët që arriti të përjetësonte pamjet e revolucionarëve dhe artistëve botërorë.

Fotografia e mirënjohur e Che Guevara-s, me kokën e përkulur mbrapa teksa thithë një cigare, ishte realizuar në vitin 1963.

Ndër figurat e njohura që ka fotografuar ishte dhe Pablo Picasso, të cilit Burri i kishte hyrë pa leje në dhomë, e artisti e kishte ftuar të hante me të. Pos ushqimit, fotografi kishte shfrytëzuar rastin të bënte disa prej fotografive më origjinale të Picasso-s, e tëra kjo në vitin 1957.

Burri bëri fotografinë e tij të parë kur ishte vetëm 13 vjeçar, dhe ishte një fotografi e bukur e Winston Churchill-it, duke qëndruar në limuzinën e tij, në vendlindjen e Burri-t, në Cyrih.

Fotografi pati mundësinë të hapte ekspozita në mbarë botën dhe të publikonte libra, përfshirë këtu “Impossible Reminiscences”, koleksion i fotografive me ngjyra. Sipas New York Times, ai gjithashtu realizoi filma dokumentar, përfshirë këtu “The Two Faces of China”.

Ai nuk donte të shihej vetëm si një paparaci, ndërsa mendonte se duhet respektuar privatësia e njerëzve. Këtë e dëshmonte duke rrëfyer sa herë ka pasur rastin të fotografojë Fidel Castro-n në pozita komprometuese, apo aktoren Greta Garbo teksa fshihej rrugëve të Nju Jorkut, por e ka frenuar veten para këtyre rasteve.

“Njërën nga këto ditë, do ta publikoj një libër me të gjitha ato fotografi që nuk i kam bërë. Do të jetë një hit i madh”, ka thënë ai.

Më Shumë

Prizreni e “komplekson” Superligën, mbi 6 mijë tifozë në derbin e Ligës së Parë

Ndonëse nuk luajnë në elitën futbollistike të Kosovës, Liria dhe Vëllaznimi kanë dhuruar sot një shfaqje fantastike në derbin e Ligës së Parë. Mijëra tifozë...

Vashat e Bashkimit fitojnë Kupën

KBF Bashkimi ka triumfuar përsëri në Kupën e Kosovës, duke fituar në finale ndaj KBF Prishtina me rezultat 73:64. Ky është trofeu i tetë...

Lajmet e Fundit