Vdiq ikona e muzikës arbëreshe

Ka vdekur në moshën 64-vjeçare Zef Kakoza, ikonë e muzikës arbëreshe, pasi ka humbur betejën me COVID-19.

Siç kanë njoftuar mediat italiane, Kakoca ishte nën kujdes të mjekëve që nga fillimi i muajit shkurt për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësuore.

Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, njoftoi për humbjen e artistit.

“Sot ndjejmë në zemër peshën e rëndë të një humbje të madhe! Ndahet nga ne njeriu i dashur për çdonjërin që mbledh flamuri kombëtar e zemra shqiptare”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kakoca u lind më 27 shtator 1957.

Si autor, kompozitor dhe këngëtar ai fitoi gjashtë herë Festivalin e këngës arbëreshe.

Në vitin 2015 ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e nderoi me titullin “Naim Frashëri”, për vlerat dhe kontributin si shkrimtar dhe kompozitor për të mirën e bashkatdhetarëve të tij dhe përtej.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit