-5.3 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Vëllai i kryeprokurorit Sylë Hoxha mbetet në burg

Syle Hoxhaj, kryeprokurorKoordinatorja nacionale kundër korrupsionit, Laura Pula, ka dështuar ta lirojë nga burgu të dënuarin me burgim për korrupsion, Elez Hoxha, vëlla i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, shkruan sot Koha Ditore.

Propozimi i saj “për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit” është cilësuar si i pabazuar në ligj. Për këtë arsye Gjykata Supreme e Kosovës ia ka hedhur poshtë të martën propozimin e saj. Kësisoj ish-gjyqtari Elez Hoxha, i dënuar për marrje të ryshfetit, do të vazhdojë ta vuajë dënimin prej 4 vjetësh burgim.

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se vuajtja nga tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti nuk është rrethanë e re. Për këtë arsye propozimi nuk ka mbështetje ligjore.

Propozimin për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit prokurorja e Shtetit, Pula, ia ka shtruar Gjykatës Supreme të Kosovës më 27 janar të këtij viti.

Është arsyetuar se ish-gjyqtari Elez Hoxha, i dënuar për më 4 vjet burgim për marrje ryshfeti në vlerë mbi 60 mijë euro “vuan nga tensioni i lartë dhe diabeti”. Qëndrimi edhe më tej në burg i Hoxhës, sipas Pulës, do të paraqiste rrezik për të./Koha Ditore/

Më Shumë

Pensionohet profesori i Biologjisë në gjimnazin “Gjon Buzuku”, Bedrija Shabani

Dje, në ambientet e gjimnazit “Gjon Buzuku”, u shënua dalja në pension e profesorit të Biologjisë, Bedrija Shabani, një emër i respektuar dhe i...

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Lajmet e Fundit