9.4 C
Prizren
E premte, 31 Janar, 2025

Vendimi për taksën 100 për qind për produktet serbe është me vend, por i ngutshëm!

Nga Seremb Gjergji

Vendimi për taksë është me vend, por i ngutshëm. Serbia meriton edhe më shumë, por vendimet qeveritare duhet të jenë të qëndrueshme.

Vendimet e furishme, siç është ajo e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës janë të shpejta dhe pamenduara mirë. Një konsultim me aleatet nuk do të ishte i keq. Po ashtu një diskutim me prodhuesit dhe kompanitë e Kosovës, nuk do të bënte dëm aspak. Vetëm sa e ndihmon procesin.

Duhet të dihen rrugët e furnizimit me ushqimet që zëvendësohen. Besoj, se Kryeministri e di që gjatë vendimit për taksen, duhet të ketë edhe vendim që asnjë tregtar nuk guxon t’i ndryshoj çmimet në treg. Në Kosove vetëm me 10% taksë, 100kg miell janë shtrenjtuar në 40 euro; e nesër do të bëhen 50 euro. Deri dje ishin 26 euro! Njësoi ka ndodhur edhe me të gjitha produktet serbe apo jo serbe. Edhe për ato produkte që vijnë nga Gjermania e vendet tjera. Qeveria duhet ta mbrojë qytetarin!

Kur Presidenti Trump aplikoi taksen e njëjtë për një sërë produktesh nga Kina dhe Turqia, ai mori vendim që çmimet e këtyre produkteve të mos rriten asnjë cent. Kështu edhe ndodhi. Amerikanët i blinin produktet e njëjta, për çmimin e njëjta. Taksen e paguante Kina dhe Turqia.

Në Kosovë ndodhi e kundërta; NE qytetarët e Kosovës po e paguajmë taksen e Serbisë dhe BeH-së. Nëse ky vendim për të ndaluar rritjen e çmimeve nuk hyn në fuqi, atëherë, TAKSA s’ka asnjë kuptim dhe asnjë efekt për Serbinë. Krejt bie në kurriz të kosovarëve.

Po ashtu, Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës duhet ta mendojnë Shqipërinë si alternativë; dhe atë shpejt. Ta heqin doganën me Shqipërinë dhe të aplikojnë politiken e njëjtë “lehtësi importi” për mallrat që vijnë nga atje; njësoi sikur ka qenë me Serbinë.

Vendim aktual për 100% taksë i Qeverisë është vështirë të qëndroi në vlerën 100%. Por 18% do të ishte mirë dhe të aplikohet dogana për të gjitha prodhimet që vijnë nga këto dy vende. Veçmas nga Serbia, sepse me paratë (€800 milion) ky vend krijon trazira në Kosovë.

CEFTA e përcakton shumë mirë këtë çështje: Shteti mund të aplikoi çfarëdo takse për ta mbrojtur prodhimin vendor dhe interesin nacional. Maqedonia ka aplikuar të njëjtën për të gjitha eksportet e produkteve bujqësore. Shqipëria ka aplikuar të njëjtën për miell. CEFTA e di që interesi nacional është më i rëndësishëm se tregtia e lirë.

Mendoj se komuniteti ndërkombëtar do t’i rekomandoi Qeverisë së Kosovës një sër ndryshimesh që do ta fus Serbinë dhe Bosnjën në trajtimin e njëjtë me vendet tjera të rajonit. Këtu fillon politika fer për të gjithë.

Kosova ka duruar shumë deri me tash.

Tashti i mbetët Kryeministrit t’i shpartalloi edhe kontrabandat në Veri dhe Kosova nuk do ta ketë asnjë krizë.

(Autori është njohës i çështjeve të ekonomisë)

Më Shumë

Moti i vranët dhe me riga shiu

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet 3°C dhe...

Trepça fiton në shtëpi përballë Proton Cable Prizrenit

Trepça fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit me shifrat 79:95 (24:24, 18:24, 23:26, 14:21), në takimin që u zhvillua në Mitrovicë, në kuadër të javës...

Lajmet e Fundit