20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Burdushi dënohet me burg

Hysri Peqani, i njohur si ‘Burdushi’, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim. Po ashtu, Gjykata ia ka ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Gjykata e shkallës së parë e ka gjetur fajtor Burdushin për veprën penale të mashtrimit, aktakuzë kjo e vitit 2015.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

 

Sipas kësaj aktakuze, Gjykata Themelore Prizren e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren.

 

 

Më Shumë

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Lajmet e Fundit