12.5 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Vendimi “sui generis” i rektorit: Disa studentë pranohen tash, për vitin e ardhshëm akademik (Dokument)

Ramadan ZejnullahuRektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu ka marrë një vendim “sui generis”. Katër studentë të fakultetit të Mjekësisë do të regjistrohen në vitin e ardhshëm akademik, pra në vitin akademik 2015/2016 me “automatizëm”. Kjo “falë” një vendim të rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu.

Gazeta Blic ka arritur që ta siguroj një kopje të këtij vendimi, ku thuhet se ky vendim i rektorit është marrë pas rekomandimeve që i ka dhënë Inspektorati i MASHT-it, ku këta studentë kishin bërë ankesë se u është bërë e padrejtë. Mirëpo, është interesant fakti, se këta studentë nuk janë pranuar për këtë vit akademik, por për vitin e ardhshëm 2015/2016.

UP

Një praktikë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në të kaluarën.Në arsyetimin e vendimit të rektorit thuhet se ky rekomandim i Inspektoratit të MASHT-it, në këtë fazë nuk mund të implementohet, prandaj regjistrimi i tyre do të bëhet me automatizëm në vitin e ardhshëm akademik.

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ndërkaq, ende nuk ka marrë vendim se si do të vendoset me studentët e familjeve që vijnë nga veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së, përkundër vendimit që kishte marrë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

 

Më Shumë

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore. Drejtori...

Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë. Trepça dhe Bashkimi kanë...

Lajmet e Fundit