14.6 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Vendosen tenda në oborrin e Klinikës Infektive në Prizren(Foto)

Në Spitalin Regjional të Prizrenit, pranë Klinikës Infektive, janë vendosur tenda ku pritet të kontrollohen pacientët të cilët kanë simptoma të coronavirusit.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Shëndetësisë, këto tenda janë vendosur në mënyrë që të bëhen kontrolla paraprake për personat të cilët dyshojnë se janë prekur me COVID 19 dhe për të parandaluar bartjen e infeksioneve brenda spitalit apo brenda institucioneve të kujdesit parësor.

“Në Planin e Veprimit të zbatimit të Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Koronavirusit Covid-10 është paraparë që në hyrje të Klinikës Infektive, Klinikës Emergjente dhe QKMF-ve të vendosen një apo më shumë tenda, brenda të cilave do të ketë pajisje dhe personal shëndetësor, sipas nevojës, që do të bëjnë një kontroll paraprak të personave të cilët mund të kenë shenja të dyshimta për Covid-19, me qëllim të parandalimit të infeksioneve brenda spitalore apo brenda institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor. Në tenda do të bëhet një kontroll paraprak si masë mbrojtëse edhe për personelin shëndetësor, por edhe për pacientët e tjerë që janë duke marrë shërbime shëndetësore në Klinikën Infektive, Klinikën Emergjente, QKMF apo në institucionet e tjera shëndetësore”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Nga 13 marsi deri më sot në Kosovë janë identifikuar 31 raste me coronavirus.

Sot gjatë ditës është shënuar viktima e parë e coronavirusit në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e personit të parë me coronavirus e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19. Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratorët e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK), thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Sipas komunikatës së IKSHPK, rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

 

Më Shumë

Sulm në shkollë, nxënësja e klasës së gjashtë qëllon tre vetë

Episodi më i fundit i të shtënave që trondit SHBA-në, ka në qendër të tij një 12 vjeçare. Vajza e klasës kishte marrë me vete...

Dhunë në familje për shkak të pronës në Prizren

Një çështje pronësore çoi drejt një rasti të dhunës në familje në Prizren. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në orët e mëngjesit të...

Tre të lënduar nga përleshja në ndeshjen Ponte-Peja, policia hap rast

Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë mbrëmë pas pjesës së parë, për shkak...

Një person tenton të vetëvritet në Suharekë

Një person në fshatin Semetishtë të Suharekës ka tentuar të bëjë vetëvrasje nw orët e para të mëngjesit të së premtes. Ai  ka tentuar të...

Sot mblidhet për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Duke filluar nga ora 10:00, sot do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, hera e parë kjo pas zgjedhjeve të 25 prillit. Seanca do të nisë...

Parker mposht Chisoran, i afrohet luftës për titull bote

Zelandezi Joseph Parker e mori veten pas një nokdauni që mori në 10 sekondat e para të luftës, duke e mposhtur me pikë pas...

Nisin hetimet ndaj pjesëmarrësve që u përleshen në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit ka njoftuar se kanë nisur hetimet ndaj Ponte Prizrenit dhe Pejës pas përleshjes mes dy klubeve të martën....

Pas vendimit të Komisionit të Garave, Prizrenit i largohet sponsori gjeneral

Klubi i basketbollit, Ponte Prizreni, që përmbylli pjesën e rregullt të sezonit në Superligë në vendin e parë, ka njoftuar se sponsori gjeneral i...

Kuvendi nderon Bashkim Finon, në tavolinën e tij vendosen lule të bardha

Ish-kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e deputeti shumëvjeçar i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, sot nuk gjendet në ulësen e tij në kuvendit shqiptar....

Hajdar Beqa i PDK-së – deputetit të VV-së: Krytë ta heki !

Deputet e opozitës sot kanë diskutuar me tensione me ministren e Jashtme Donika Gërvallën, e cila gjatë fjalimit të saj në Kuvend i akuzoi...

Zafir Berisha e kujton “Drinin”: Vrasja e tij ishte humbje për Prizrenin

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin, Ekrem Rexha -‘Drini’, në 21 vjetorin e vrasjes. Sipas tij, vrasje e “Drinit” nuk ishte humbje vetëm...

Ylli mposht Pejën në finalen e parë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Pejës me rezultat 75:83 dhe bën hapin e parë drejt titullit kampion. Ndeshja...

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

A do të marrë pjesë PSD-ja në zgjedhjet lokale, tregon Dardan Molliqaj

Partia Socialdemokrate ende nuk e ka të qartë se a do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në shtator të...

Prizreni në prag të shpalljes së kandidatëve për kryetar, VV-ja me shumë paqartësi

Zgjedhjet lokale priten të mbahen në vjeshtë, ndërsa partitë politike në Prizren tashmë janë duke punuar rreth zyrtarizimit të kandidaturave. Përderisa është përfolur se kryetari...

Policia apelon për respektim të masave antiCOVID-19, në të kundërtën thotë se do të shqiptojë gjoba

Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të masave antiCOVID-19, pasi sipas tyre nuk kanë për qëllim ndëshkimin e qytetarëve por zbatimin e masave...

Lajmet e Fundit