4.8 C
Prizren
E diel, 27 Nëntor, 2022

Vepra e Banksyt shpëtohet nga shkatërrimi

Një imazh autentik i Banksyt është rikthyer nga një kontejner i braktisur në plazhin Dungeness në Kent, pas frikës se mund të shkatërrohej nga pronarët e tokave.

Artisti i pakapshëm i grafiteve e ka krijuar imazhin me përshkrimin e një zogu me kokë të bërë nga një pjesë e pompës së benzinës, si një akuzë për botën ndaj ndotjes prej kompanive të vajrave, shkruan The Guardian, ndërsa “Koha Ditore” e transmeton sot. Pronari i lokacionit, kompania “EDF Energy”, i ka paralajmëruar vendasit për qëllimin që ta pastrojë plazhin që përfshinte shkatërrimin e kontejnerit – si pasojë edhe veprën e Banksyt. Me frikën se kjo ka qenë esenca, peshkatari vendas i cili ishte pronar i kontejnerit, ia shiti atë John Brandlerit, specialistit dhe tregtarit të Banksyt, i cili u sigurua që kjo vepër të mbijetojë.

Vizatimi, i cili ka masat 2.5 metra me 1.25, ishte krijuar në vitin 2004. Ishte vazhdimësi e një vepre të tij të realizuar në vitin 2001 – një zog duke predikuar në një degë – në kontejner të njëjtë të braktisur. Vepër kjo e cila më pas ishte shitur duke u prerë nga kontejneri, 12 ditë pasi që ishte përfunduar. Versioni i dytë është ruajtur nga ajri i ashpër detar, sepse peshkatari vendas kishte lyer me ngjyrë mbi punimin e grafistit të njohur.

“Po tërhiqte shumë vëmendje dhe po sillte njerëz në plazh ku peshkatari donte të shiste peshq. Vetëm pasi që ishte ngjyrosur, dikush hodhi sipër saj ngjyrë. Pronari e kishte lënë ashtu, pasi që po e shfrytëzonte kontejnerin si zyre. Më pas ‘EDF Energy’ donte të pastronte plazhin…Ai e dinte se nëse kompania do të dërgonte ekipin, ata do të shkatërronin gjithçka”, ka thënë Brandler për “The Guardian”.

“‘EDF’ i ka thënë peshkatarit se do të pastrojnë plazhin sepse është rezervë natyrore – që është mjaft ironike, duke pasur parasysh se ky punim është për industrinë petro-kimike që shkakton fatkeqësi…dhe zogjtë u vranë nga benzina”, ka shtuar ai.

Brandler e ka larguar punimin nga kontejneri me ndihmën e recikluesve të pavarur nga “Lan Logical”. Kompania me bazë në Dartford ka përdorur ekip të specializuar për të rikuperuar kontejnerin, për të ricikluar metalin dhe drurin e saj. Ai ka thënë se restaurimi i ka kushtuar një shumë të madhe të parave, por që vepra ka mundësi të kushtojë me qindra e mijëra funta. Ai shpreson se do të mbetet në Britani të Madhe dhe ta ekspozojë atë në “Brandler Galleries” në Brentwood të Essex.

Verën e kaluar, Brandler ka ndihmuar që të shpëtohet një tjetër vepër e Banksyt, e cila ishte e punuar në hapësirën e tualeteve publike në lindje të Londrës, për t’u zhdukur pasi që ishte shkatërruar me sprej nga këshilli lokal dhe më pas e lyer përsipër.

Banksy i njohur për imazhet e tij provokuese, e përshkruan veten si “vandal i kualitetit”, duke luajtur me autoritete përmes veprave në hapësira publike. Popullariteti i tij është aq i madh, saqë vepra “Girl with Balloon” – ku është e vizatuar një vajzë e vogël, e cila shikon ballonin në formë të zemrës i cili fluturon larg saj – ishte votuar si vepra më e dashur e artit në Britani të Madhe, duke lënë prapa kryeveprat siç është piktura “The Hay Waun” e Constable.

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për fajde në Prizren

Tre persona janë arrestuar nga Policia të martën në Prizren, pasi dyshohen për veprën penale “fajde, detyrim, kanosje”. Gjatë bastisjes në banesën dhe veturën e...

50 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Sot bëhen 50 vite kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm...

Lajmet e Fundit