Veprimtaria antikombëtare e Esat Pashë Toptanit 1912 – 1920

Autor: Sheradin Berisha

Shekulli i XIX për popullin shqiptar, ashtu si për të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, shënoi një epokë të re në historinë e tij, atë të Rilindjes Kombëtare.

Gjatë këtij shekulli u organizuan lëvizje të shumta kombëtare të cilat pashmangshëm çuan në çlirimin e popujve nga sundimi i

Perandorisë Osmane dhe në krijimin e shteteve të pavarura. Shqipëria (që shtrihej në katër Vilajete) ishte vendi i fundit në Gadishullin Ballkanik që u shkëput nga zgjedha pesë shekullore turke. Dhe kjo shkëputje përfundimisht, ndodhi pas luftës katërvjeçare (1909 – 1912) kundër xhonturqve, me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912.

Dihet mirëfilli se vendimin për Kryengritjen e Përgjithshme e morën një grup personalitetesh shqiptare, në një takim të mbajtur në Stamboll. Takimi u mbajt në mesin e muajit janar 1912, nën kryesimin e Ismail Qemalit, në shtëpinë e Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në takim përveç Ismail Qemalit morën pjesë: Hasan Prishtina, Syrja Vlora,Myfit Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e
të tjerë.

Aty pasi u diskutuan të gjitha aspektet organizative të luftës së armatosur në tërë etnikumin shqiptar, u vendos që kryengritja e përgjithshme të nis në pjesën verilindore të Shqipërisë (në Vilajetin e Kosovës) për t´u shtrirë pastaj në të gjitha viset tjera.

Organizimin e kryengritjes në Kosovë e mori përsipër Hasan Prishtina. Esat pashë
Toptani u zotua se do të merrej me organizimin e kryengritjes në Shqipërinë e Mesme dhe në Mirëditë, Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora u zotuan të ngrinin në kryengritje Shqipërinë e jugut, ndërsa Ismail Qemali mori përsipër të siguronte ndihma materiale nga kolonitë shqiptare në mërgim dhe përkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane. [2]

Ngjarjet e zhvilluara në vitet 1912 – 1913 kanë dëshmuar se, jo të gjithë pjesëmarrësit e takimit të Taksimit i përmbushën zotimet e tyre. Nga të gjithë pjesëmarrësit e kësaj mbledhje historike, vetëm Hasan Prishtina e Ismail Qemali e mbajtën fjalën e dhënë, ndërsa të tjerët me ndonjë përjashtim të vogël, jo vetëm që nuk u angazhuan dot, por me veprimet e tyre e dëmtuan rëndë kryengritjen e armatosur çlirimtare. Prej tyre në dëm
të kryengritjes shqiptare, më së shumti veproi Esat Pashë Toptani.

Nesër: Kush ishte Esat Pashë Toptani?

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit