Verifikimi më i gjatë se lufta

uckProcesi i verifikimit të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, i cili po zgjat më shumë sesa vetë lufta çlirimtare po rrezikon të “përmbyset” dhe të dështojë. Manipulimet dhe parregullsitë e mëdha që po e shoqërojnë këtë proces të verifikimit të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, kanë shkuar deri në atë masë, saqë pjesëtarët e luftës kanë paralajmëruar se javën që vjen do të ngrihen në këmbë.

Edhe pse lufta çlirimtare në Kosovë kishte zgjatur rreth dy vjet, verifikimi i veteranëve të luftës po merr më shumë kohë, gati në dy vjet e gjysmë. Zvarritja e këtij procesi, që synon verifikimin e të gjithë atyre që kanë aplikuar nëse kanë qenë pjesë e luftës apo jo, ka ngjallur dyshime të mëdha për manipulim dhe politizim.

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve dhe pjesëtarëve të internuar të UÇK-së deri më tash ka publikuar listat e gati pesë zonave operative (Llapit, Karadakut, Neredimes, Shalës dhe disa të Pashtrikut), por jo edhe të Dukagjinit dhe të Drenicës/zeri/

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit