Veselaj-Gutaj, kërkon ndërtimin e një kopshti publik në Prizren

Deputetja e PDK-së nga Prizreni,Luljeta Veselaj-Gutaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka ngritur çështjen për ndërtimin e një kopshti publik në Prizren.

Sipas saj, nevojat e qytetarëve të Prizrenit, për kopsht publik të fëmijëve janë shumë të mëdha.

“Qasja në çerdhe dhe shkollimin e hershëm është me rëndësi për dhënien e mundësive të barabarta për fëmijët”, ka thënë ajo.

“Duke pasur parasysh që fëmijët e moshës së re mësojnë shpejt dhe i formojnë kompetencat e tyre themelore, siç janë: perceptimi, fantazia, të menduarit, afërsia sociale si dhe shkathtësia trupore, rendësin e veçantë të komunikimit në inteligjencën e fëmijëve dhe socializimin e tyre, kjo nevojë është domosdoshmëri”.

“Pra, çerdhja dhe grupi i lojës, janë faktorë vendimtarë për fazat e mëvonshme të të mësuarit, dhe zhvillimit të tyre në përgjithësi”.

Ajo tha se kopshti “Yllka ” në Prizren ka qenë një kopsht publik për fëmijë, i cili ishte hapur në vitin 1977, me kapacitet për 240 fëmijë të grup moshave nga 6 muaj deri në 6 vjeç.

“Mirëpo nga viti 2011, e deri më sot punon si kopsht privat në kuadër të institucionit “Pedaks” SHPK. Në vitin 2012 i kalohet kolegjit “Mehmet Akif””.

“Nga viti 2011 Prizreni, si qytet i dytë nga numri i banorëve në Kosovë mbetet pa kopsht publik. Kërkesat dhe nevojat e qytetarëve janë të shumta për të pasur së paku një kopsht publik në këtë qytet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit