8.8 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Veseli në ditën e parë të Ramzanit viziton BIK-un në Prizren

Në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Bashkësinë Islame në qytetin e Prizrenit.

Nga aty Veseli edhe një herë ka uruar të gjithë besimtarët, duke shpresuar që ky muaj pavarësisht situatës pandemike do të shtojë solidaritetin dhe besimin ndaj Zotit.

“Duke pasur parasysh se jemi futur në muajin e shenjtë Ramazanit, pata dëshirë që edhe juve si Bashkësi Islame e Kosovës në Komunën e Prizrenit që keni një rol të veçantë, një rol të jashtëzakonshëm qoftë në aspektin e predikimeve ndaj Zotit, afrimit ndaj njerëzve, solidaritetit, afrimit kombëtar që e keni pasur tradicionalisht, kam pasur dëshirë që të vi edhe zyrtarisht me ju uru, tha Veseli.

Ai ka uruar besimtarët myslimanë që të kalojnë 30 ditë të lehta, marrë parasysh situatën pandemike në gjithë botën.

Fetah Bekolli, anëtar i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka falënderuar Veselin për këtë vizitë sot në Prizren, i njëjti ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit, duke uruar që të pranohen të gjitha ibadetet e tyre gjatë këtij muaji.

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar sot dhe do të përfundojë më 24 maj kur është edhe Dita e Fitër Bajramit.

Sipas fesë islame ky muaji është muaj i mëshirës dhe sakrificës, që konsiderohet obligimi më i madhi qëndrueshmërisë, forcës e vullnetit të mirë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar edhe furrën “Berlini”, në Prizren, ku së bashku me Kujtim Gashin dhe Shaqir Totajn janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëjnë këto ditë punëtorët e kësaj furre./kp/

Më Shumë

34-vjeçari bie nga skeletet dhe vdes- Ky është pronari i kompanisë nga Malisheva që u arrestua, kishte urdhër për ndalimin e punimeve

Një punëtor ka vdekur të mërkurën derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Prizren. Rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” ai...

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Lajmet e Fundit