Veseli në Prizren: Po mobilizohemi për zgjedhje dhe fitore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vazhduar sot turin mobilizues në degën e partisë së tij, në Prizren.

Ai  ka biseduar për mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend, që do të ndodhin shumë shpejt.

“Prizreni dhe Dragashi kanë qenë përherë bastione të Partisë Demokratike të Kosovës. Madje e kanë dëshmuar se çdo herë vetëm sa është rritur besimi. Dhe ka shumë arsye për këtë. Ne kemi qenë ata që kemi sjellë ndryshime të mëdha kudo në Kosovë. Kemi vizionin, guximin dhe forcën për vendime të rëndësishme për vendin. Të tjerët merren me ne, por ne e kemi vetëm një qëllim. Të punojmë për vendin”, ka deklaruar Veseli.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është jashtëzakonisht e përgatitur për zgjedhjet e reja. Ne dalim në këto zgjedhje për fitore bindëse. Gjithandej Kosovës ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve për tu bashkuar me ne. Një proces zgjedhor brenda partisë ka treguar se ne jemi shembull për organizim e demokraci. Pjesëmarrja masive në zgjedhjet e brendshme është tregues i qartë se PDK ka besimin më të madh të qytetarëve, e kjo do të dëshmohet edhe në këto zgjedhje”, shtoi Veseli.

Ai ka përgëzuar strukturat e partisë për unitetin dhe punën e jashtëzakonshme që vizioni i Dekadës së Re për Kosovën të shtrihet kudo dhe që njerëzit t’i bashkohen masivisht kësaj platforme. /Telegrafi/

 

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit