11.9 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Veseli: Nuk munden pashallarët të sundojnë në këtë vend

I pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur rreth koalicionit me LDK-në.

Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka deklaruar se PDK është e gatshme ta vazhdojë koalicionin dhe se duhet të mendohet për reforma, dhe duhet të gjetur pikat ku ka pasur ngecje.

Ai ka thënë se duhet gjetur arsyen pse në Kosovë flitet kaq shumë për korrupsionin, dhe duhet treguar se pashallarët nuk mund ta sundojnë këtë vend dhe nuk mund të zhvillojnë korrupsion e të mos dënohen.

“Misioni ynë është t’i largojmë pashallarët nga karriget”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se njerëzit që nuk janë të denjë ta mbajnë vendin që kanë duhet të kenë moral dhe t’ua lirojnë rrugën kapaciteteve të reja.

“S’ka nevojë më i mbushë shishet për patriotizëm që Kosova po rrezikohet prej Serbisë. Mos e dhashë Zoti me luftu me Serbinë, nuk e di kush do ta luftojë më parë, pozita apo opozita, më së miri do ishte së bashku”, ka deklaruar Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vlerëson se personat që marrin pjesë në luftërat e Sirisë në emër të organizatave terroriste janë të manipuluar.

Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka bërë thirrje prindërve dhe familjarëve që të kujdesen për fëmijët e tyre dhe mësimet që ata mund ti marrin nga njerëz të caktuar.

Veseli ka shtuar se Kosova duhet të luajë rol aktiv në politikat globale për ta luftuar këtë fenomen.

Me gjithë numrin e pjesëtarëve që kanë shkuar për të luftuar jashtë vendit Veseli është shprehur se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në luftën kundër terrorizmit të dhunshëm.

Veseli, duke folur për paraqitjen e Xhabir Zharkut, i arratisur nga drejtësia, ka deklaruar se personat që ballafaqohen me drejtësinë do duhej të largoheshin nga politika.

Ai ka deklaruar se duhet të jetë një standard i Kosovës se çdo njëri që ka ballafaqim me drejtësinë të ketë kurajë për të hequr dorë nga pozita shtetërore.

“Ky duhet të jetë një standard moral që duhet të respektohet dhe unë do kërkoj që ata që ballafaqohen me drejtësinë, burrërisht duhet të shkoj deri në fund me atë proces dhe nëse shpallet t i pafajshëm ka të drejtë ti kthehet politikës” ka deklaruar ai.

“Individë të tillë po e dëmtojnë veten dhe partinë të cilën përfaqësojnë. Nëse zgjedhem kryetar i PDK do të kërkoj një standard të tillë”, ka theksuar Veseli.

Më Shumë

Albulena Haxhiu sërish nuk merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për herë të tretë nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.   Në...

Nesër seanca, Kurti nuk përgjigjet nëse do të zgjidhet kryeparlamentari

Derisa kanë mbetur edhe 24 orë nga tentativa e tretë e deputetëve të certifikuar nga KQZ-ja, por ende të pabetuar si ligjvënës të legjislaturës...

Lajmet e Fundit