16.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kë do ta përkrahë LDK-ja në Prizren? Flet deputeti Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj thotë se partia e tij duhet të qëndrojë në opozitë edhe në Prizren, njëjtë si në nivel qendror, dhe se në asnjë variant nuk duhet ta përkrahë kandidatin e PDK’së. Ndërkaq, elektorati i LDK’së, sipas Selmanajt, duhet ta zgjedhë kë të dojë.

Selmanaj për Gazetën Express thotë se ka biseda mes LDK’së dhe partive në balotazh në Prizren, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, por vetë ai nuk ka marrë pjesë në asnjë takim, edhe pse ishte shef i shtabit zgjedhor në këtë komunë.

Deputeti i LDK’së tregon se pas zgjedhjeve e ka përfunduar punën e tij specifikisht në Prizren, ndërsa komenton si anëtar i LDK’së se cila do të ishte zgjedhja e duhur e partisë së tij për qytetin nga vjen ai.

“LDK’ja zyrtarisht nuk ka qëndrim të përkrahë dikë. Jemi të tretët dhe ne do t’ia lëmë elektoratit të vendosë kë dëshiron ta votojë”, deklartoi Selmanaj për Express.

Selmanaj përsërit se, për të, me Partinë Demokratike nuk duhet të krijojnë koalicione as pas zgjedhjeve, nëse ajo fiton, dhe as të përkrahet kandidati i saj para zgjedhjeve.

“E mira e këtij vendi dhe e secilës komunë është që PDK’ja të mos qeverisë në asnjë komunë derisa mos të demokratizohet kjo parti”, ka thënë deputeti.

Selmanaj tregon që në momentin kur kanë përfunduar zgjedhjet ai më nuk ka kompetenca për degën e LDK’së në Prizren, megjithatë si anëtar, e LDK’së ai thotë se do të dëmtoheshin qytetarët e Prizrenit nëqoftëse LDK i përkrah.

Ndryshe, kandidati LDK’së, Hatim Baxhaku, i cili doli i treti në garë, ka thënë për Gazetën Express ditë më parë se preferon Haskukën e VV’së, para kandidati të PDK’së.

Në zgjedhjet e 22 tetorit Shaqir Totaj ka dalë i pari në Prizren, duke shkuar në balotazh me Mytaher Haskukën, me të cilin do të përballet edhe një herë më 19 nëntor. /Express/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit