5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vetaksidentohet biçiklisti në Prizren, lëndohet rëndë

Një biçiklist është lënduar rëndë pasi është vetaksidentuar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:30, i dyshuari për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, transmeton PrizrenPress.

Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut, i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, por gjendje e tij shëndetësore është stabile.

“Raportohet për një aksident trafiku ku i dyshuari biçiklisti mashkull kosovar për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas mjekut gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon tretmanin në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

Lajmet e Fundit