9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Veteranët kërcënojnë Rektoratin me protesta

Ramadan ZejnullahuVeteranët e luftës kërcënojnë me protesta në rast se rektori i Universitetit të Prishtinës nuk i përmbush kërkesat e tyre. Ata kërkojnë nga rektori Ramadan Zejnullahu të respektojë Memorandumin e nënshkruar prej Ministrisë së Arsimit, Rektoratit dhe Shoqatave të dala nga lufta.

Në përkrahje të studentëve kishte dalë edhe Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, i cili ka paralajmëruar protesta masive në rast të mos përmbushjes së kërkesave të tyre.

“Ne jemi duke biseduar me organet tona madje edhe me përfaqësues nëpër komuna dhe në qoftë se nuk reflektojnë pozitivisht edhe organet më të larta në këtë rast edhe rektori sepse e drejta është në anën e këtyre studentëve atëherë do t’iu njoftojmë për veprimet tona të mëtutjeshme”, ka thënë Jashari, raporton KosovaPress.

Ai nuk e përjashton mundësinë e protestave masive, por thotë se fillimisht do t’i provojnë format institucionale e mandej do të marrin vendimin.

“Nuk përjashtohet mundësia, mirëpo ne në radhë të parë do të provojmë në forma institucionale që ta rregullojmë këtë çështje që edhe meqenëse deri më tani është bërë zhurmë e pa nevojshme që mos të vije deri te ajo me bllokimin e rektoratit edhe me protesta që edhe për skenën politike edhe institucionet edhe për vet instancat e UP-së nuk është e mirë që të shtihen skena të tilla”, ka thënë Jashari.

Ai po ashtu ka thënë se është i hapur për bashkëpunim madje e mirëpret takimin me rektorin, mirëpo e ka kushtëzuar takimin, duke thënë se takimi me rektorin duhet të mbahet në praninë e mediave.

Njëri nga studentët Argjend Softolli, tregon se ka informacione se rektori është i interesuar për takim , por edhe ai nuk pranon takim pa prezencën e mediave. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Lajmet e Fundit