19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Vetëvendosje e quan të kundërligjshëm procesin e përzgjedhjes së Kryeshefit të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Dy anëtarët e KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, në një konferencë për media numëruan disa nga shkeljet që sipas tyre kanë ndodhur në procesin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të KQZ-së.

Sami Kurteshi tha se njëra nga shkeljet që është bërë në këtë proces është ndryshimi i Udhëzimit Administrativ në lidhje me përbërjen e panelit përzgjedhës nga 5 anëtarë në 11 anëtarë, pasi është shpallur konkursi dhe të gjithë kandidatët kanë dorëzuar aplikacionet.

“Ky proces ka filluar në fund të qershorit dhe për shkak të procedurave dhe pandemisë janë bërë zvarritje por kanë qenë të arsyeshme, më e rëndësishmja në procesin e përzgjedhjes pas shpalljes së konkursit dhe mbylljes së konkursit për qëllime polutike është ndryshu UA. Ka të bëj me caktimin e panelit që bën përzgjedhjen e kandidatin. E kemi shkeljen ligjore, askund nuk ndryshohen rregullat e lojës pasi të fillojë loja. Për shkak se ka pasur marrëveshje politike për një kandidat të caktuar LDK, AAK, NISMA, LIsta serbe me ndihmën e PDK-së, pa leju që të krijohet një panel prej 5 anëtarëve dhe paneli është bërë krejt anëtarët e KQZ- së. Kur është te ndarja e kulaçit ata bëhen bashkë, asnjë veprim tjetër që ka të bëjë me të mirën e përgjithshme nuk i bën bashkë”, ka deklaruar Kurteshi.

Ndërsa anëtari tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama tha se nëse ka parregullsi në përzgjedhjen e KE të Sekretariatit të KQZ-së, i cili është personi kryesor për organizimin e zgjedhjeve, atëherë kjo është përgatitje për manipulim të zgjedhjeve.

“KE është kryesori për organizimin e zgjedhjeve, nëse përzgjedhja e tij përcillet me parregullsi, kjo është përgatitje për manipulimin e zgjedhjeve, ky është rreziku kryesor. Procesi ka rrjedh në rregull deri më 12 gusht kur KQZ nuk ka rënë dakord se kush do të jetë në panel. Disa anëtarëve nuk iu ka pëlqy se nuk kanë mujtë me shty përpara kandidatin e pëlqyer”, shtoi ai.

Rama tha se në 20 vjet përvojë me proceset zgjedhore në 6 vende të ndryshme të botës nuk ka parë procese të tilla.

“Ato që kam parë në këtë proces nuk kam parë në asnjë nga proceset zgjadhore ku kam marrë pjesë në 6 vende të ndryshme. Me 4 shtator kur është dashtë me shqyrtu rekomandimin, e ka votu pa diskutim, me votë të fshehtë, nuk ka pasur apetit me dëgju diskutim. As kjo nuk i ka mjaftu. Ata kanë vendos për kandidatin e përgjdhur pa respektuar afati ligjor për ankesa. Pa e pritë afatin ligjor për emërim ka filluar në punë. E kanë thirrë Zyrtarin ligjor i cili ka qenë në pushim mjekësor për me dhënë një arsyetim, e ka dhënë një arsyetim të kundërt nga ajo që ka thënë në një rast të ngjashëm për zv kryeshefin e KQZ-së”, ka deklaruar Rama.

Më 7 shtator, KQZ ka njoftuar se Burim Ahmetaj është kandidati i suskesshëm për pozitën Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, i vlerësuar me 89.9 pikë.

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

S`ka rroga, ndërrimi i parë i punëtorëve të `Trepçës` bojkoton punën

Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota, njofton RTKlive. Disa...

Lajmet e Fundit