16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ministri Zemaj vizitoi Spitalin e Prizrenit

Ministri i Shëndetrësisë, Armend Zemaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i IKSHP-së, Prof.Dr. Naser Ramadani, përfaqësues të OBSH-së, përfaqësues të Institutit gjerman ”Robert Koch” të mërkurën ka vizituar spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Ministri është pritur nga drejtori ekzekutiv i spitalit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, i shoqëruar nga drejtori mjekësor, Dr. Ali Hoti, drejtori i Infermierisë, Msc.Bajram Vezaj dhe kryesuesi i Këshillit Profesional, Dr. Bali Gashi.

Drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, ka prezantuar punën që është duke u kryer në spital, në veçanti menaxhimin e situatës me Pandeminë COVID-19, ndërsa ka falënderuar ministrin dhe partnerët ndërkombëtarë për vizitat në spitalin e përgjithshëm”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, vlerësimin e punës dhe inkurajimin për punë dhe angazhim të përbashkët në luftën kundër Pandemisë COVIC-19.

Drejtori i Spitalit Afrim Avdaj

“Falënderoj ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, i cili për një kohë të shkurtë për të dytën herë po viziton spitalin tonë dhe nga afër po njoftohet me punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve për pacientë, në vecanti menaxhimin e suksesshëm të pandemisë. Kjo vizitë, për ne si menaxhemnet dhe gjithë personelin e spitalit, është një inkurajim edhe më i madh për vazhdimin e punës dhe angazhimin maksimal për zbatimin e të gjitha vendimeve të qeverisë, MSH-së, si dhe rekomandimet e IKSHP-së, SHSKUK-së dhe OBSH-së për masat anti Covid. Ne falënderojmë edhe përfaqësuesit e Institutit gjerman “Riobert Koch dhe ata të OBSH-së për asistencën dhe shkëmbimin e opërvajova ne menaxhimin e situatës me COVID-19’,- pohoi drejtori Avdaj,

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj:

“Ne sot jemi për vizitën në spitalin e Prizrenit bashkë me përfaqësuesit e IKSHP-së, OBSH-së dhe Institutit gjerman”Robert Koch”. Falënderoj drejtorin dhe gjithë përeoznelin e spitalit dhe gjithë punonjësit shëndetësor për punën dhe angazhimin në fronti e përbashkët në menaxhimin e Pandemisë që po sjell rezultate pozitive. Ne do të vazhdojmë me angazhimin e përbashkët që ta mbajmë nivelin e përgjegjësisë për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe rezurseve humane. Ne sot jemi këtu që bashkë me IKSHPnë të bëjmë vlerësimin e situatës epidemialogjike, e cila është duke u përmirësuar dhe kemi lakore të rënies së epidemisë. Pavarësisht kësaj ne do të jemi të fokusuar që situatën ta kemi në kontroll dhe të jemi të përgatitur për situata eventuale të rritjes së infektimeve. Është me rëndësi që kemi filluar me rikthimin gradual të shërbimeve shëndetësore për pacientë, gjithnjë duke respektuar masat anti COVID-19. Andaj, edhe njëherë falënderoj gjithë punonjësit shëndetësorë dhe qytetarët që kanë ngrit nivelin e përgjegjësisë dhe respektimin të masave që kanë ndikuar në uljen e të infektuarëve dhe natyrisht kërkoj që ky kujdes të vazhdohet nga të gjithë”,- theksoi ministri Zemaj.

Përfaësuesit e OBSH-së dhe Institirtit gjerman Rober Koch kanë lavdëruar punën e institucioneve shëndetësore, duke treguar edhe disa nga përvojat e gjermanisë dhe vendeve që janë përballur me Pandeminë COVID-19.

Ministri Zemaj dhe drejtori Avdaj kanë përcjellë edhe një pjesë të ligjëratës për menaxhimin e Pandemisë, ndërsa më pas ministri Zemaj ka vizituar QRSHP ku edhe ka mbajtur një konferencë për media.

Më Shumë

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz...

Antidroga me aksion të madh në Prizren dhe Gjakovë, sekuestrohen kokainë e armë

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali. Mëson se gjatë...

Lajmet e Fundit