18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Vetëvendosje është Kingmaker

HalilMatoshi-analistAnalisti Halil Matoshi nuk mendon se Lista Serbe, që në zgjedhjet e 8 qershorit doli me më së shumti deputetë nga të gjitha partitë e komuniteteve, do të ketë rolin kryesor në formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në një prononcim për Politiko.net, Matoshi thotë se pavarësisht se kush me kë do ta krijojë Qeverinë, Lista Serbe do të jetë pjesë e Ekzekutivit.

Megjithatë, ai mendon se rolin e Kingmaker’it po e merr Lëvizja e Kurtit, pa të cilën thotë se do të jetë e vështirë të sigurohen numrat nga cilido kamp.

“Jo, nuk e shoh Listen Serbe si ‘Kingmaker’, sepse komunitetet jo shumicë e kanë të drejtën kushtetuese që të jenë pjesë e Qeverise së Kosovës, prandaj ata këtë të drejtë mund ta realizojnë në secilin variant qeverisës, pra ata do të jenë pjesë e ekzekutivit pa marrë para sysh se kush me kë e krijon Qeverinë e Kosovës”.

“Rolin e ‘Kingmaker’it’ në konfigurimin politik kosovar po e merr Lëvizja Vetëvendosje, pa të cilën, në të ardhmën, duket se asnjëri bllok nuk do të mund të krijojë Qeverinë”.

E udhëhequr dhe e formuar nga Beogradi, Lista Serbe që për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet parlamentare, ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Së bashku me minoritetet tjera në seancën e tensionuar konstituive të 17 korrikut, ata votuan pro zgjedhjes së Isa Mustafës, Kryeparlamentar, post ky që pas u pezullua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me hyrjen e Listës në Kuvend është thënë se Beogradi do ta dirigjonte Qeverinë e Kosovës, në rast se në përbërjen e saj nuk do të kishte një shumicë shqiptare.

Por, Halil Matoshi mendon ndryshe.

Thotë se këto janë ekzagjerime të shtetit serb, sepse, sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar në qeverisjen e Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë kanë qenë pjesë e të gjitha qeverive të vendit që nga paslufta e këtej. Dhe Lista Serbe nuk bën përjashtim, ajo nuk mundet ta dirigjojë me asgjë Qeverinë e Kosovës, pos që natyrisht do t’i realizojë të drejtat e veta kushtetuese”.

“E mira është se kjo listë i pranon institucionet shtetërore kosovare dhe kontributi i saj pritet të jetë konstruktiv dhe i baraspeshuar”.

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Lajmet e Fundit