26.9 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Vetëvendosje feston fitoren në Prizren

Në qendër të qytetit të Prizreni, përkrahësit e Vetëvendosjes dhe partnerëve të koalicionit, Nismës për Kosovën dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë festuar fitoren e Mytaher Haskukës.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi në hapje të këtij tubimi tha se bashkë me festën e Flamurit “ po e festojmë edhe fitoren për ndryshimin në Prizren”.

Deputeti Zafir Berisha, kryetar i Degës së Nismës në Prizren duke uruar festat e nëntorit tha se “Prizreni sot ka festën e fitores mbi hajdutët dhe kusarët.” Berisha në fjalën e tij tha se qytetarët e Prizrenit treguan kulturë të lartë politike, ndërsa shtoi se Mytaher Haskuka me ekipin e tij do të jetë në shqrbim të qytetarëve.

Kryetari I Prishtinës Shpend Ahmeti fitoren e Mytaher Haskukës në Prizren e quajti fitore të zhvillimit, fitore kundër krimit.

“Ditë të mira po vijnë për Prizrenin dhe ditë të këqija po vijnë për krimin” tha Ahmeti.

Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri fitoren e Mytaher Hakukës e quajti çlirim nga krimi.

“Mytaheri do të jetë kryetar ndryshe I Prizrenit” tha Ymeri.

Mytaher Haskuka i falënderoi qytetarët për fitoren e madhe. Ai falënderoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, deputetët ndërsa tha se një falënderim i veçantë i takon Zafir Berishës.

“Fitorja jonë e përbashkët është fitore kundër krimit të organizuar. Kjo fitore e jona dëshmon se nëse jemi të bashkuar s’ka kush na ndal. Me 19 nëntor qytetarët u bashkuan me zemër dhe treguan se mund ta bëjnë ndryshimin. Edhe përkundër blerjes së votës fituam bashkë” tha Haskuka.

Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve që së pari të vihet rend në Komunë e më pas të realizohen zotimet e tij.

“ju e meritoni një jetë me dinjitet” tha Haskuka./Gazetaere.com/

Më Shumë

Emin Bajrami largohet nga Rahoveci pas tre barazimeve radhazi

Trajneri Emin Bajrami ka njoftuar largimin e tij nga drejtimi i klubit Rahoveci, pas tre ndeshjeve të para të sezonit që përfunduan me barazime,...

Prizreni godet sërish në merkato: Huazon portierin Enes Morina nga Malisheva

FC Prizreni ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke arritur marrëveshje me KF Malisheva për huazimin e portierit të talentuar kosovar,...

Lajmet e Fundit