Vetëvendosje kritikon kryetarin Totaj për mungesën në seancat e Kuvendit Komunal

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj mungesës së vazhdueshme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në seancat e Kuvendit Komunal. Sipas këtij reagimi, Totaj ka munguar në gjashtë nga nëntë seancat e mbajtura gjatë vitit 2024.

“Sot u mbajt seanca e gjashtë e Kuvendit Komunal në Prizren, dhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj, përsëri mungoi,” theksoi Vetëvendosje në deklaratën e saj.

Kjo mungesë , sipas VV-së,  përbën një papërgjegjshmëri të lartë dhe shkelje të qartë të detyrimeve të kryetarit, të cilat i janë besuar nga qytetarët.

Vetëvendosje po ashtu shtoi se mungesa e vazhdueshme e Totajt është një shenjë e neglizhencës së tij ndaj problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të Prizrenit, që përballen me sfida të shumta si problemet infrastrukturore dhe përmirësimi i shërbimeve publike.

Partia kritikoi Totajn për injorimin e këtyre shqetësimeve dhe për mosangazhimin e tij në gjetjen e zgjidhjeve.

“Qytetarët e Prizrenit nuk e meritojnë një kryetar si Shaqir Totaj,” përfundoi reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje./PP/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit