20.7 C
Prizren
E premte, 29 Gusht, 2025

Vetëvendosje në Malishevë: Rregullorja për taksat komunale thellon pabarazinë dhe varfëron komunën

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë, ka kritikuar Projekt-rregulloren  për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2017.

Sipas VV-së Miratimi i kësaj rregullore u bë në kundërshtimi me nenin 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe në kundërshtim me nenin 12.1 të Statutit të Komunës së Malishevës.

Reagimi i plotë i VV-së në Malishevë

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Malishevë e cila u mbajt me datë  30.11.2016, asamblistët me shumicë votash miratuan Projekt-rregulloren
për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2017.

Miratimi i kësaj rregullore u bë në kundërshtimi me nenin 68 të Ligjit  për Vetëqeverisjen Lokale, dhe në kundërshtim me nenin 12.1 të Statutit  të Komunës së Malishevës, i cili parasheh informimin, pjesëmarrjen dhe  konsultimin e gjerë të qytetarëve përmes fushatave informuese,  shpalljeve publike dhe debateve të ndryshme. Derisa edhe rregullorja e  punës së Kuvendit Komunal i ka të detajuara procedurat për miratimin e
rregulloreve komunale.

Rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale është njëri nga  dokumentet më të rëndësishme që ndërlidhet me jetën e qytetarëve dhe me  veprimtarinë e bizneseve, pasi përmes saj përcaktohen obligimet në formë  taksash, që qytetarët dhe bizneset paguajnë në formë të shërbimeve dhe  kontributeve, mjete këto të cilat hyjnë tek të hyrat vetanake, e të  cilat më pas do duhej të ju kthehen qytetarëve dhe komunitetit të  biznesit në formë të investimeve apo shërbimeve komunale.

Duke u bazuar në këto Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes përfaqësuesve të saj  në Kuvendin Komunal ka kundërshtuar miratimin e kësaj rregullore, duke
kërkuar nga kryetari dhe Kuvendi i Komunës që ky dokument ti nënshtrohet  konsultimit të gjerë publik, dhe konsultimit brenda kuvendit, para se ai
të miratohet.

Është hipokrizi që në njërën anë qeverisja lokale përdorë retoriken e  politikës sociale dhe pjesëmarrje qytetare, kurse në praktikë pamundëson  pjesëmarrjen qytetare, dhe përmes vendimeve të tilla si ky i  rregullores, krijon pabarazi sociale, duke vënë në pozita të njëjta si  qytetarin e varfër me bizneset, si dhe duke krijuar pabarazi edhe brenda  vet bizneseve, formë kjo që ju siguron përfitime bizneseve të mëdha në  kurriz të bizneseve të vogla dhe nxit klientelizmin politik.

Miratimi i kësaj rregullore si për nga mënyra, ashtu edhe për nga  përmbajtja, shpërfaqë papërgjegjësinë e komunës, ndaj qytetarëve të saj,  tregon mungesë elementare të njohurisë së zhvillimit ekonomik të bazuar  në mirëqenie si dhe pamundëson rritjen e të hyrave vetanake që janë  parakusht për vetqëndrueshmërinë e Komunës së Malishevës.

Ky veprim i ngutshëm dhe i pa takt i kuvendit të komunës do të thotë  humbje e mijëra eurove në buxhetin e komunës të cilat do të mund të  destinoheshin për çështjet shumë jetike për qytetarët e komunës së  ranguar ndër më të varfrat në vend.

Më Shumë

Takimi me Isa Boletinin

Figurë publike britanike, diplomat dhe shkrimtar, Aubrey Herbert (1880–1923) ishte gjysmë-vëllai i Lord Carnarvonit, i njohur për zbulimin e varrit të Tutankhamunit. I lindur...

‘Drini i Bardhë’ fillon me fitore në Ligën e Dytë

Skuadra nga Hasi debuton me tri pikë, pas përmbysjes ndaj Fushë Kosovës Klubi i Futbollit "Drini i Bardhë" nga Hasi e ka nisur mbarë  Ligën...

Lajmet e Fundit