Vetëvendosje për koalicionet PDK-AAK-Nisma në Prizren/ Interesi i tyre është zhvatja

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se nuk janë befasuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma në Prizren.

Ai në emisionin “Frontal”, në T7 tha se bashkimi i tyre ka të bëjë me rikthimin e PAN-it.

“Jo assesi. Kjo që ndodhi sot në Prizren për ne është e njohur. Kemi të bëjmë me një rikthim të PAN-it dhe kemi garë me PAN-in, me strukturat e kësaj partie të cilat janë të integruara në interesa klanore dhe grupore. Interesi i tyre nuk është assesi qeverisja por zhvatja dhe ato gjërat që do ta shkatërrojnë qytetin tonë”, ka thënë ai.

Abrashi deklaroi se mbështetja e prizrenasve ndaj këtij koalicioni do të jetë e ulët. Kjo për shkak që siç tha ata kanë lënë shije të keqe në këtë qytet.

“Kur flasim për një marrëveshje që i ka dhënë jetë PAN-it, kujtimet e këqija të këtyre subjekteve politike janë organizuar nga ata prandaj për ajo shije është e njohur në Prizren dhe se kjo gjë ndodhë me kundërshtarët tanë veç se na ka dhënë një motiv shtesë”, ka thënë ai në T7. /Express/

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Lajmet e Fundit