Vetëvendosje! prezanton sot kandidatin për kryetar të Suherakës

vv zgjedhjet suharekLëvizja Vetëvendosje! në Suharekë do të prezantojë kandidatin për kryetar të këtij qyteti. Prezantimi i kandidati do të bëhet në ora 12:00. Në konferencën e prezantimit, do të flasë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje! në Suharekë të dielën ka zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor për kandidatin për kryetar të Komunës. Zgjedhjet janë mbajtur në të gjitha degët dhe nëndegët e Vetëvendosjes.

Kryetari i VV-së në Suharekë, Leonrad Shala ka thënë se në garë për kryetar të Suharekës është vetëm dr. Ibish Ahmeti. “Dr.Ibish Ahmeti është kandidati i vetëm që po garon për kandidat për kryetar të Suharekës. Nëse ai i merr mbi 50 për qind të votave, Ahmeti do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Suharekës”, tha Shala për “PrizrenPress”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit