23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Nisi ndërtimi i AMF-së në fshatin Palluzhë

AMFNë fshatin Palluzhë të Rahovecit ka nis ndërtimi i AMF-së. Lopatën e parë me beton e hodhi kryetari i komunës Smajl Latifi.Ai tha se ky objekt shëndetësor është i rëndësishëm për banorët e këtij fshati, dhe banorët e fshatrave Kaznik, Pastasel dhe Senoc. “Ne jemi të lumtur që në është dhënë mundësia të ndihmojmë banorët e kësaj ane.Ka qenë kërkesë e vazhdueshme që të ndërtojmë këtë objekt. Përveç tjerash ky fshat e meriton të ketë një AMF, sepse është fshati që i ka dhënë më së shumti mjek komunës së Rahovec, por edhe mjek me emër në Kosovë. Duhet përmendur faktin se familja Bajraktari është “prodhuese” e mjekëve, prandaj banorët e këtij fshati meritojnë të kenë më afër shërbimet shëndetësore primare”, tha Latifi.

Në emër të banorëve të fshatit falënderoi Dr. Avdullah Bajraktari, falendëroi kryetarin Latifi për ndërtimin e AMF-së.”Tashmë ne e kemi edhe një shërbim më afër vendbanimit, ndërsa për mjekë ky fshat nuk ka pasur asnjëherë mungesë”, tha Bajraktari.

Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale , Florije Boshnjaku, tha se objekti do të ketë një kosto prej 65 mijë euro. “Ky objekt do të ketë hapësirë të mjaftueshme për mjekë, infermierë, dhomën e vaksinimit, si dhe hapësira të tjera të nevojshme, që do të jetë e mjaftueshme për rreth 3000 banorë të kësaj ane” tha Boshnjaku. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Lajmet e Fundit