12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vetëvendosje! reagon për lirimin e Nexhat Çoçajt

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, ka shprehur shqetësimin e thellë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Drejtorit të Arsimit Nexhat Çoçaj.

“Një veprim i tillë i hap rrugë rrezikimit, shantazhimit dhe frikësimit të dëshmitarëve kryesor në këtë proces”, thuhet në reagimin e VV-së.

“ Gjithashtu, vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi e konsiderojmë si vendim të ndikuar drejtpërdrejtë nga qarqet e pushtetit, pasiqë të arrestuarit tashmë kanë kërcënuar qeverinë Muja se në rast të mos lirimit nga masat e sigurisë, do t’i publikojnë të gjitha aferat korruptive të qeverisjes lokale në Prizren”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren konsideron se institucionet e drejtësisë po shkelin mbi misionin e vetë duke u vënë në dispozicion të kërkesave antiligjore dhe agjendave politike të pushtetit”.

“ Mirëmbajtja e një pushteti kriminal duke ia lehtësuar betejat me drejtësinë është thellësisht kontradiktore me qëllimin e drejtësisë. Prandaj, për çdo kanosje, shantazhim, rrezikim të dëshmitareve apo zhdukje dhe dëmtim eventual të dëshmive, përgjegjësia do të rëndojë drejtpërdrejtë mbi kolegjin e gjyqtarëve që e morën këtë vendim”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Lajmet e Fundit