26.2 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Vetëvendosje: T’i ruajmë vlerat e Kalasë së Prizrenit

VV-logo9-09Kalaja e Prizrenit vlerësohet si një monument me vlera të jashtëzakonshme arkeologjike, arkitektonike dhe historike në Kosovë dhe rajon. E vendosur mbi një kodër në qendrën historike të Prizrenit, ajo paraqet një peizazh kulturor që simbolizon qytetin dhe një elementë me rëndësi të identitetit tonë.

Kalaja e Prizrenit gjendet në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, e kategorizuar si Nënkategori: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat.

Gërmimet arkeologjike zhvillohen në Kala prej pesë vitesh dhe po vijojnë edhe këtë vit. Krahas gërmimeve arkeologjike janë vërejtur edhe rindërtime të pjesshme të mureve të Kalasë. Aktiviteti ndërtimor i fundit që u zhvillua gjatë kësaj vere ishte ndërtimi i një ndërtese në formë të katër dhomave.

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, vlerëson se këto ndërtimet po bëhen në kundërshtim me aktet ligjore dhe parimet e udhëzuara në Konventat Ndërkombëtare për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike.

“Duke u bazuar në aktet ligjore që rregullojnë aktivitetet e lejuara në lokalitete arkeologjike në Kosovë, rezervatet arkeologjike paraqesin hapësira me rëndësi të jashtëzakonshme të cilat duhet të ruhen për gjeneratat e ardhshme. Ky ligj ndalon veprimtaritë që shkaktojnë dëmtime apo degradim të vlerave shkencore të rezervateve. Gjithashtu ky ligj obligon që të gjeturat e bëra nga gërmimet arkeologjike të prezantohen për publikun nëpërmjet publikimeve dhe ekspozitave të ndryshme, gjatë vitit kur janë kryer gërmimet”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

kalaja ne prizren

“Bazuar në Konventën Evropiane për ruajtjen e Trashëgimisë Arkeologjike (Konventa e Valetës, 1992), intervenimet hulumtuese dhe konservuese në lokalitete arkeologjike duhet të bëhen me një kujdes maksimal duke përdorur metoda jo-destruktive për të ruajtur autenticitetin e shtresave të ndryshme që paraqiten në lokalitet”.

Aktivitetet hulumtuese në Kalanë e Prizrenit për pesë vite me radhe asnjëherë nuk i janë prezantuar publikut për të pasqyruar gjetjet shkencore që janë bërë në këtë lokalitet me rëndësi të jashtëzakonshme.

Ndërtimet e fundit degradojnë vlerat e Kalasë së Prizrenit në disa aspekte:
– Dëmtim i gjurmëve dhe dëshmive arkeologjike: ndërtimi i objektit është bërë mbi gjurmët e mureve të vjetra të Kalasë;
– Degradim i tërësisë vizuale të Kalasë: objekti i ndërtuar cenon pamjen vizuale të Kalasë së Prizrenit duke dalë në pah si një strukturë e huaj.

Në Kalanë e Prizrenit mungojnë dispozitat themelore për mbrojtjen e vlerave të saj, hyrja në Kala nuk është e kontrolluar duke e rrezikuar edhe integritetin e ruajtjen e shtresave arkeologjike të gjurmuara.
Rindërtimet e fundit vetëm se e rrisin rrezikun e degradimit të mëtejmë të vlerave, duke inkurajuar trendin e ndërtimeve në një lokalitet arkeologjik me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Veprime të tilla ad hoc pa e pasur pasqyrën e plotë të një plani menaxhues për Kalanë e Prizrenit, i cili në terma afatgjatë do të përcaktojë nevojat dhe aktivitetet që do të zhvillohen në Kala, vetëm se do të degradojnë më tej vlerat e mbetura të këtij monumenti me rëndësi të jashtëzakonshme”.

“Kalaja e Prizrenit së bashku me kodrën ku është e vendosur dhe hapësirën e saj rrethuese duhet të trajtohen me kujdesin më të madh nga ana e profesionistëve të specializuar në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ky monument duhet të mbrohet me vendosmërinë më të madhe si një burim jo i ripërtërishëm dhe i pazëvendësueshëm. Rrjedhimisht çdo trajtim dhe çdo intervenim duhet të bazohet në strategji të ndërhyrjes minimale dhe mbrojtjes maksimale, duke i respektuar Kartat ndërkombëtare për Mbrojtje të trashëgimisë arkeologjike dhe arkitektonike”.

Duke u bazuar në këtë gjendje alarmante për ruajtjen e autenticitetit të Kalasë së Prizrenit, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kërkon nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të:
1. Ndalojë aktivitetet ndërtuese në Kala;
2. Të prezantojë planin e objekteve dhe destinimin e tyre para publikut;
3. Të organizojë një debat publik me profesionistë të fushës së trashëgimisë dhe qytetarë për të prezantuar dhe diskutuar gjetjet e bëra deri më sot dhe planet afatgjate lidhur me masat për ruajtjen dhe zhvillimin e Kalasë së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria nis hetimet për sulmin e një pjesëtari të komunitetit rom në Prizren, po analizohen video-incizimet

Një rast i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në qytetin e Prizrenit ku një anëtar i komunitetit rom është sulmuar. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore...

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën...

Lajmet e Fundit