Vetura godet këmbësoren në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:40, ku drejtuesi i automjetit nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, transmeton PrizrenPress.

Sipas Policisë, këmbësorja është dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë një veturë me drejtues mashkull kosovar i cili nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilën me automjetin e tij e kishte dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor viktima është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit