23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Këtë javë vendoset për zëvëndësministrat

isa mustafa thaci ,shalaU bënë gati një muaj qëkur është zgjedhur qeveria e re në krye me Isa Mustafën, por ende nuk janë emëruar zëvendësministrat.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka bërë me dije se brenda kësaj partie është diskutuar për çështjen e zëvendësministrave, por ende nuk kanë vendosur për emrat e tyre. Ai ka thënë se këtë jave pritet të vendoset në parti për emrat e zëvendësministrave. Edhe në PDK jozyrtarisht thonë se brenda kësaj jave do të dalin me emrat e zëvendësministrave.
Kurse analisti politik Artan Muhaxhiri ka thënë se janë krejtësisht të paarsyeshme vonesat për emërimin e zëvendësministrave.

“Kjo vonesë është krejtësisht e paarsyeshme sepse nga e kaluara dihet se zëvendësministrat nuk kanë ndonjë peshë të madhe vendimmarrëse, pasi postet e tilla shërbejnë vetëm për sistematizimin e individëve të partisë. Prandaj, kjo vonesë më duket absurde sepse deri tani është dashur që ky proces të përfundojë”, është shprehur Muhaxhiri./tribuna/

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e...

Lajmet e Fundit